​Gjendet e vdekur gruaja e Jerome Boateng

Ish-e dashura e mbrojtësit Jerome Boateng është gjetur e vdekur, vetëm një javë pasi çifti kumtoi lajmin e divorcit mes tyre, raporton “Bild”.

Kasia Lenhardt u gjet pa ndjenja në apartamentin e saj në Berlin, ku policia nuk është duke e trajtuar rastin si vdekje e dyshimtë, përcjell KosovaPress.

Një deklaratë nga policia gjermane u publikua në gazetën “Bild” duke dhënë informata për rastin në fjalë.

“Dje rreth orës 20:30, kishte një operacion policor në Charlottenburg, për dyshime rreth një vetëvrasje. Një person i pajetë është gjetur në shtëpi. Ende nuk kemi prova ose të dhëna të mjaftueshme nëse është e përfshirë ndonjë palë tjetër”, thuhet në deklaratë.

Mësohet se 25-vjeçarja ishte në lidhje me yllin e Bayernit për 15 muaj.

Read Previous

Objekti i shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec, në kushte të vështira

Read Next

Javën e kaluar në botë pati 17 për qind më pak raste, 10 për qind më pak viktima