Objekti i shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec, në kushte të vështira

Ministri në detyrë Ramë Likaj ka vizituar shkollën e mesme të ulët “Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec. Këtu ai është njoftuar me problematikat të cilat i hasin nxënësit dhe mësimdhënësit si rrjedhojë e objektit të dëmtuar tash e sa vite.

Ndërsa Valdet Sadrija U.d i  drejtorit pos që ka treguar numrin e nxënësve të cilët vijojnë mësimin në këtë institucion arsimor ai ka treguar edhe vështirësitë me të cilat ju duhet të ballafaqohen.

Një problem i tillë po u kushton shumë edhe nxënësve të kësaj shkolle.

Ritheksojmë se ministri në detyrë ka thënë se javën tjeter pritet të vijnë inxhinierët dhe të shohin nga afër se në cfarë duhet intervenuar.

Read Previous

A duhet të legalizohet marihuana në Kosovë?

Read Next

​Gjendet e vdekur gruaja e Jerome Boateng