​Fillon seanca e Kuvendit, do të shqyrtohet buxheti për vitin 2025

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohet Projektligji për buxhetin e vitit 2025.

Pas disa kohësh në seancë është i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.

Prezentë në sallën plenare janë prezentë 73 deputetë. Buxheti i planifikuar për vitin 2025, është 3.6 miliardë euro.

Deputetët nderuan me një minutë heshtje edhe veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarin e FKS-së, Liman Musliu, i cili ndërroi jetë ditë më parë pas një aksidenti tragjik./KosovaPress/ 

Read Previous

Moldavia dënon inkursionin “agresiv” të dronëve rusë në territorin e saj

Read Next

Kurti: Buxheti për vitin 2025, buxhet për familje