Gjatë vikendit do të bëhet grumbullimi i grup-moshave në konkurrencën e meshkujve U14, në kuadër të projektit zhvillimor YDF.
Qëllimi i këtij grumbullimi do të jetë monitorimi i talenteve të reja në basketbollin e Kosovës, përcjell KosovaPress.
Federata e Basketbollit të Kosovës është pjesë e projektit për Zhvillimin e Gjeneratave të Reja që pesë vjet, projekt ky që financohet nga FIBA, dhe së fundmi në vitin 2019 është bërë implementimi i këtij projekti edhe për konkurrencën e femrave./KosovaPress
Orari dhe vendi i grumbullimit vijon si më poshtë:
27.02.2021 – Shkolla DON BOSCO
DJEMTË 12:00-14:00
28.02.2021 – Shkolla DON BOSCO
DJEMTË 12:00-14:00