Zyrtarët e bankave në dy raste të ndara gjatë 24 orëve të fundit kanë raportuar se kanë hasur në afro një mijë euro, para të falsifikuara.
Sipas Policisë, në Prizren, një zyrtar i bankës, ka raportuar se nga klientë janë deponuar 358 euro para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.
Kurse, në Deçan, një zyrtar i bakës, ka raportuar se një kartëmonedhë në vlerë 500 euro, të cilën ka provuar ta deponojë dëshmitari mashkull kosovar, dyshohet të jetë e falsifikuar.
Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti është duke u hetuar. /KosovaPress/