​Asnjë qytetar në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori”

Asnjë qytetarë i Prishtinës mesditën e së shtunës nuk u pa në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori”.

Të nxehtit, por edhe hezitimi për t’u vaksinuar me AstraZeneca, po del të jenë arsyet që këtë të shtunë qytetarët të mos shprehin interesim për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

KosovaPress në mesditë qëndroi në këtë qendër për të parë nga afër se si po shkon procesi i vaksinimit, por aty përveç punonjësve shëndetësorë nuk u pas as edhe një qytetar duke pritur për imunizim.

Ndërsa në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar të premten thuhet se 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19 u dhanë për 24 orë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.

Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./KosovaPress

Read Previous

Mbrëmja e maturës e SHMLM “Hysni Zajmi”

Read Next

Mbi 800 kontrata emergjente u nënshkruan gjatë vitit 2020, vetëm 37% i shërbyen luftimit të pandemisë