​7 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Nga 1930 testime të kryera, 197 persona janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë, 229 persona rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 93. Janë 7.717 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën një qytetar nga Elbasani 61-vjeç, tre nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një nga Elbasani 74-vjeçe, një nga Pogradeci 83-vjeçe dhe një qytetar nga Berati 86 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 185.497 raste pozitive, prej tyre 174.849 janë shëruar, 7.717 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.931 pacientë.

/KP/

Read Previous

Ministrja Haxhiu vizitoi Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

Read Next

Osmani priti në takim presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik, Derek Mitchell