​Votojnë francezët, Macron synon të mundë Le Pen të djathtën ekstreme

Votuesit francezë sot do vendosin sot nëse do t’i japin Emmanuel Macron pesë vjet të tjera si president ose do ta zëvendësojnë atë me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Pas një fushate zgjedhore përçarëse, Le Pen përballet me një betejë të vështirë me kundërshtarin e saj 44-vjeçar.

Për të fituar, të dy duhet të tërheqin votuesit që mbështetën kandidatët e tjerë në raundin e parë.

Por këto janë dy figura polarizuese në Francë dhe abstenimi është i mundur.

Kundërshtarët e Macron e quajnë atë arrogant dhe president të të pasurve, ndërsa liderja e ekstremit të djathtë është akuzuar se ka lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Macron u ngrit në pushtet me një premtim të furishëm ndryshimi, por shumë ankohen se ende nuk e kanë parë atë. Presidenca e tij është goditur nga protestat, pandemia Covid dhe tani kostoja në rritje e jetesës.

Ndërkohë, Marine Le Pen ka mësuar nga gabimet që bëri kur u mund nga i njëjti kundërshtar në raundin e dytë në vitin 2017. Ky është kandidimi i saj i tretë në presidencë dhe nëse dështon mund të jetë e fundit për atë.

E panjohura e madhe në këto zgjedhje është se sa votues do të refuzojnë të mbështesin këta dy kandidatë, qoftë duke hedhur një fletë të bardhë apo duke mos dalë fare. Pjesa më e madhe e Francës është me pushime dhe pjesëmarrja mund të jetë historikisht e ulët.

Fushata ka qenë e shkurtër, por zgjedhja për votuesit është e qartë, midis një presidenti pro-evropian dhe një kandidati nacionalist që kërkon të ndalojë shaminë dhe të kufizojë imigracionin.

Cilido qoftë rezultati, Macron do t’u drejtohet votuesve të dielën në mbrëmje

Read Previous

Këto janë tërmetet më të fuqishme që kanë goditur Evropën Juglindore që nga viti 1960

Read Next

Ministrja Hajdari: Qeveria Kurti ka rritur besimin për investime në Kosovë