Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën Kentakin arriti në 25, përfshirë të paktën gjashtë fëmijë, sipas zyrës së guvernatorit të shtetit të Amerikës Juglindore, e cila ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të vazhdojë të rritet.
Ndër historitë tragjike që nisin të dalin 24 orë pas katastrofës është ajo e një çifti që humbi të katër fëmijët. Ata ishin tetë, gjashtë, katër dhe dy vjeç.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki, i shkatërruar nga përmbytjet.
Presidenti ka dhënë urdhër për dërgimin e ndihmave për shtetin e goditur nga moti i keq.
Biden ka vendosur gjithashtu të ndajë fonde federale për të mbështetur qeveritë lokale në rindërtimin pas katastrofës dhe menaxhimin e emergjencës.
Zona e prekur nga moti i keq është një nga më të varfrat në SHBA./KP/