Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Turistike në Ulqin. Në ditën hapjen e sezonit veror në këtë vend, Kosova dhe Mali i Zi po synojnë që të ndajnë përvojat dhe kapacitetet bashkërisht.
Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga ka theksuar se nga sot është bërë hapja e sezonit veror në Ulqin.
E kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva tha se kjo marrëveshje do të ketë të mira për të dyja vendet, marrë parasysh se rastësisë edhe me hapjen e sezonit.
Sonte në Ulqin, do të mbahet festivali tradicional “Maj Fest”. /KosovaPress