​Nagavci për shaminë në shkolla: Është i përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për shaminë dhe gjithë kjo fushatë që shihet kohën e fundit, nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme, derisa ka shtuar se është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit dhe institucioneve tona publike.

Nagavci këto komente i bërë gjatë një konference për media, ku ka dhënë detaje për fillimin e vitit të ri shkollor.

Teksa ka përmendur karakterin e shtetit dhe institucioneve të Kosovës, ka thënë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për lejimin ose jo të shamisë në shkollë.

“Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për shaminë, nuk ka pasur asnjëherë aq sa unë di. Gjithë kjo fushatë që e shihni kohën e fundit, unë mendoj që nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe institucioneve publike. Udhëzimit administrativ të cilit iu kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Është e vërtetë që ky udhëzim ka disa çështje ligjore sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHTI-t, por e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do mbetet në fuqi dhe do shohim si e rregullojmë tutje në aspektin formal ligjor”, tha ministrja.

Read Previous

Treni godet një kamionetë në Pejë, lëndohen dy persona

Read Next

​27 pacientë me COVID-19 po trajtohen në klinika e spitale