​Moti për sot

Foto: VALON NIXHA

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vranësira më të theksuara parashihen në relievin malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s. Situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Read Previous

Speci i djegës dhe domatja prijnë me ngritje të çmimit në treg

Read Next

​Dita Ndërkombëtare e Romëve