​Vitia: Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka uruar besimtarët myslimanë në Festën e Kurban Bajramit.

Vitia shkruan se festa si kjo janë shprehe e adhurimit, e gëzimit për përkrahjen e njëri tjetrit.

Mes tjerash ai ka kërkuar nga qytetarët që të marrin vaksinën që festat e ardhshme të festohen me hare.

Shkrimi i plotë i Vitisë:

ME FAT KURBAN BAJRAMIN!

Kurban Bajrami në bazën e saj ka sakrificën, barazinë dhe solidaritetin. Festë që na bashkon më shumë me njëri-tjetrin.

Urime Festën që shëmbëllen dashurinë e njeriut ndaj të madhërishmes për të gjithë shqiptarët besimtarë mysliman.

Në këtë ditë që të gjithë mblidhemi me familjet tona e takojmë të afërmit tanë ju uroj sa më shumë mbarësi dhe shëndet.

Festat si kjo janë shprehje e adhurimit, e gëzimit për përkrahjen e njeri-tjetrit. Tashmë kur po përballemi me pandeminë, është e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shpejt dhe të mbrojmë vetën dhe të tjerët. Ndaj në këtë ditë përcillni porosinë të afërmve tuaj, miqve e shokëve se mbrojtja e shëndetit është detyrë për të gjithë. Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare./KosovaPress

Read Previous

Fanella e Zidanit nga finalja e Botërorit 1998 shitet me shifrën marramendëse

Read Next

Pamjet, kur kosovarët i ikin Policisë në Shqipëri me shpejtësi 225km/h