UNICEF dhe USAID në Kosovë kanë nënshkruar të hënën marrëveshje bashkëpunimi për një program në mbështetje të përpjekjeve për komunikim dhe informim në Kosovë për parandalimin dhe vaksinim kundër COVID-19.
Në këtë drejtim, UNICEF dhe USAID në Kosovë do të investojnë 1 milion dollarë.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin tha se janë mirënjohës për kohën dhe mbështetjen e ShBA-ve.
Drejtoreshë e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno tha se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID është qasja në informata të sakta dhe qasja në produktet e sigurisë dhe vaksinimi./KosovaPress