​Tregjet e aksioneve në Evropë hapen me kujdes

Sot ka pasur një fillim të kujdesshëm të seancës në Evropë, sipas ANSA.

Frankfurti (+0.04%) dhe Parisi (+0.08%) hapën pak mbi nivelin e mëparshëm, Milano fillimisht nisi në rritje (+0.13%) por menjëherë kaloi në rënie, ndërsa Madridi shënoi një rënie prej 0.35 për qind. Vetëm Londra u hap me një rritje të qartë, me indeksin FTSE 100 që fitoi 0.27 për qind. Diferenca midis BTP-ve dhe Bund-eve rikthehet në 92 pikë në hapjen e tregjeve.

Rendimenti i obligacioneve 10-vjeçare italiane u rrit lehtë në 3.45 për qind, ndërsa ai gjerman mbeti në nivelin 2.53 për qind./kp

Read Previous

Murati thotë se deputetët e opozitës po e shkelin Kushtetutën

Read Next

Hasani: Sot hera e fundit, s’vi më në Kuvend për ta dëgjuar refrenin e njëjtë