​“The Travel of Path: “Ksamili, një nga pikat turistike më të bukura në Mesdhe

Evropa mesdhetare është destinacioni i preferuar për miliona amerikanë. I famshëm për ujërat e tij kristal të pastër, fshatrat piktoreske bregdetare dhe vendet tepër të lashta, rajoni po përgatitet për një rritje rekord të turizmit këtë sezon, shkruan në një artikull “The Travel of Path”.

Sado e çuditshme që të tingëllojë, një nga pikat turistike më të bukura të notit në Mesdhe, e cila kohët e fundit është quajtur “Maldivet e Evropës”, po tërheq një numer të madh vizitorësh.

Nuk po flasim për Bregun Dalmat të Kroacisë, për Malin e Zi, as për ndonjë nga ishujt grekë, por për Ksamilin, në Shqipërinë jashtëzakonisht të nënvlerësuar, i cili duhet të jetë me patjetër në listën tuaj të udhëtimeve.

“Maldivet e Evropës” një vend i nënvlerësuar ballkanik

Read Previous

Mosha mesatare e zyrtarëve policorë ka arritur në 48 vjet

Read Next

Kurtishi: Deri në fund të vitit 2 mijë persona mund të preken nga kanceri, s’ka ikje të mjekëve nga Onkologjia