​Sllovenia fillon të përdorë një ilaç të ri për të trajtuar COVID-19

Sllovenia ka filluar të përdorë trajtimin me antitrupa monoklonalë për disa pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Sllovenia mori 1.000 doza të një ilaçi eksperimental të zhvilluar nga kompania amerikane e bioteknologjisë Regeneron, si pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian, shkruan agjencia sllovene e lajmeve STA.

Ilaçi aktualisht është i licencuar nga Agjencia Sllovene e Barnave dhe u jepet pacientëve me simptoma të rënda në fazat e hershme të koronavirusit.

Në fillim të korrikut, Sllovenia shprehu interes për të blerë 1.000 doza të një ilaçi antitrupash monoklonal, Sotromivab, të prodhuar nga kompania farmaceutike britanike GSK.

Sot, zyrtarët e Ministrisë së Sllovenisë biseduan me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer për përdorimin e trajtimit të tyre me antitrupat monoklonalë në zhvillim.

/KosovaPress/

Read Previous

Sami Lushtakut i pamundësohet të kandidojë për kryetar të Skenderajt

Read Next

Në 24 orët e fundit, dy burra që u denoncuan për dhunë ndaj grave u liruan menjëherë nga Prokuroria