​Shefi i BE-së në Kosovë takohet me Kurtin, ja çka diskutuan

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë, Aivo Orav ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në rrjetin social Facebook.

Ambasadori Orav i ka shprehur kryeministrit Kurti, gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës drejt avancimit të raporteve me Bashkimin Europian

“Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në. Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Read Previous

Mohamed Salah në prag të vendimit të madh, interes i lartë nga Arabia Saudite

Read Next

Shqipëria destinacioni evropian që sfidon pritshmëritë e turistëve