​Qeveria premton platformë për dialogun

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu thotë për KosovaPress se takimi në Bruksel do të mbahet vetëm për përcaktimin e dialogut të ardhshëm, për të cilin thekson se patjetër që do të ketë platformë dhe strategji kur t’i vjen koha.

Ai thotë se kur të ketë dakordim për kapitullin e ri të dialogut, Qeveria Kurti do t’i ketë dokumentet e nevojshme për pozicionim në këtë proces.

Nga ana tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj insiston në kërkesën që kryeministri Kurti ta sjellë platformën për dialogun në Kuvend, para së niset për Bruksel dhe të zhvillojë takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

KosovaPress për këtë temë ka tentuar të marrë qëndrimin edhe të dy partive tjera opozitare, PDK dhe LDK por që nuk janë përgjigjur.

Ndërkohë, platformë për dialogun nga ana e Qeverisë Kurti kërkon edhe Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Në mesin e muajit qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa, një takim i tillë është refuzuar nga kryeministri Kurti në muajin maj.

Për t’u përgatitur rreth këtij takimi, gjatë kësaj jave qëndruan në Kosovë emisari special i BE-së për dialogut Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer./KosovaPress

Read Previous

FBI nis hetime se cilët janë lexuesit e një artikullit për vrasjen e dy agjentëve të FBI-së

Read Next

Patriarku serb: Kosova për ne është si Jerusalemi për hebrenjtë