Patriarku serb: Kosova për ne është si Jerusalemi për hebrenjtë

Gjatë vizitës së tyre në Beograd, i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Matthew Palmer dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak janë takuar me kreun e Kishës Ordodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije.

Ndërkaq pas këtij takimi ka folur edhe patriarku serb, Porfirije. Gazeta serbe Novosti shkruan se patriarku ka thënë se ‘për serbët Kosova është ajo çfarë Jerusalemi është për Izraelin’.

“Për serbët, Kosova është çfarë është Jerusalemi për hebrenjtë dhe patriarkana e Pejës për Kishën Ortodokse është çfarë është Vatikani për Kishën Katolike”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/

Read Previous

​Qeveria premton platformë për dialogun

Read Next

Pulmologu kosovar parlajmëron një valë të re të COVID-19