​Një pamje e rrallë e “Estadio da Luz”, stadiumi i Benficas që u shkatërrua në vitin 2002

Kjo shkrepje është bërë nga përballja Benfica kundër Portos në vitin 1987, ndeshje e cila edhe e përcaktoi kampionin e atij sezoni në Ligën e Portugalisë, ku në fund Benfica triumfoi me rezultat 3:1 dhe në fund u shpall kampion.

Nga të dhënat e ndeshjes, të pranishëm në stadium ishin plot 135.000 shikues, duke e kaluar edhe kapacitetin e stadiumit që ishte 120.000, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, një vit më vonë, në kuadër të gjysmëfinales së European Cup, që tash e njohim si Liga e Kampionëve, Benfica u përball me Steauan e Bukureshtit, dhe të pranishëm në stadium ishin 145.000 shikues, që është edhe shifra më e lartë që është regjistruar në këtë stadium.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur videon e ndeshjes mes Benficas e Portos, në të cilë edhe u vendos kampioni i Ligës së Portugalisë.

Read Previous

Vazhdon verifikimi i të dhënave për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë

Read Next

​Tuchel mesazh Mourinhos para ballafaqimit në Premier Ligë