Hulumtuesi i lartë në Institutin GAP, Blend Hasaj tha se kjo strategji do të shërbej si udhërrëfyes për strategjitë e tjera sektoriale dhe planet qeveritare.
Derisa e bëri publik raportin për strategjinë aktuale, Hasaj tha nuk janë arritur të përmbushën shumica e objektivave të saj, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, punësimit, tregtisë dhe investimeve të huaja direkte. Për këtë arsye, ai paraqiti disa rekomandime dhe kërkesa në hartimin e strategjisë së re.
Pjesë e këtij diskutimi virtual, ishte edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se janë duke bërë planifikimet e duhura për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare për Zhvillim 2030.
Ndërsa, udhëheqësja e ekipës në zyrën e BE-së në Kosovë, Mikaela Gronqvist tha se strategjia aktuale nuk është një dokument i qartë.
Ky diskutim është pjesë e projektit “Angazhimi qytetar” që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Kosovo 2.0 në bashkëpunim me Institutin GAP./KosovaPress