Nesër me fillim nga ora 16:00 të gjithë adhuruesit e basketbollit kosovar do të kenë vëmendjen te super derbi mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.
E njohur ndryshe si “El Clasico” e Kosovës, Sigal Prishtina dhe Peja pritet që nesër të dhurojnë spektakël në parket, andaj edhe pritet që të jetë ndeshje tejet e zjarrtë.
Të dy skuadrat momentalisht janë në një super formë.
Sigal Prishtina ka katër fitore dhe një humbje, krahas Pejës që ka regjistruar pesë fitore në po aq ndeshje.
Po ashtu, Peja është skuadra e vetme e pamposhtur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në basketboll.
E shtunë
16:00 – Sigal Prishtina – Peja