Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu tha se të dhënat hapësinorë janë të domosdoshme për vendin.
Duke sqaruar projektligjin, Aliu tha se të gjitha të dhënat hapësinore do të do vendosen në një data bazë të vetme gjeo-hapësinore, e cila siç tha ai, do të jetë e qasshme edhe për publikun dhe institucionet qendrore e lokale.
Projektligji për krijimin e infrastrutkurës kombëtare të informacionit hapësinor u mbështet me 68 vota./KosovaPress