Merkato gati të “marrë flakë”: Mbappe drejt Spanjës, PSG në sulm për CR7

Është vonë për mua të kem një karrierë si ajo e Leo Messit, pasi do më duhej të qëndroja te Monaco. Tani jam i frymëzuar të zhvilloj një karrierë si ajo e Cristiano Ronaldos“. Kylian Mbappe është i qartë, dëshira e tij është të largohet nga PSG dhe e ardhmja quhet Real Madrid.

Ylli francez ka edhe një vit kontratë me PSG-në. Sot do t’i bashkohet shokëve në stërvitje, ndërsa është programuar një takim mes tij dhe drejtuesve. Sulmuesi, i cili ka arritur prej kohësh akordin me “Los Blancos”, po insiston që PSG të mos e pengojë për të realizuar ëndrrën Real Madrid.

Në kryeqytetin spanjoll po e presin me padurim një lojtar me cilësi të tilla, teksa klubi francez, i detyruar ta shesë për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme, ka gati pasuesin e 22-vjeçarit. Ai është Cristiano Ronaldo.

Portugezi pritet të lërë Juventusin për t’u transferuar nën urdhrat e Mauricio Pochettinos te PSG, aty ku do të ribashkohej me Sergio Ramos, shokun e shumë betejave, sukseseve dhe fitoreve te Real Madrid.

Rreth 25 milion euro mjaftojnë për të siguruar shërbimet e goleadorit 36-vjeçar, ndërsa shitja e Mbappe në LaLiga do t’i sjellë PSG-së një shumë prej rreth 150 milion eurosh. /abcnews.al

Read Previous

​Miratohet në parim projektligji për infrastrukturën kombëtare të informacionit hapësinor

Read Next

Pezullohet vendimi i tiketës ngjitëse