Friedrich Merz humbi ngushtë raundin e parë të votimit për t’u bërë kancelar i ri i Gjermanisë, një goditje për liderin e Unionit Kristiandemokrat (CDU), sipas Euronews.
Merz, i cili ka qenë kandidati kryesor për t’u bërë kancelar që kur partia e tij fitoi zgjedhjet federale në shkurt, siguroi 310 vota – gjashtë vota më pak se sa ishte e nevojshme për të siguruar shumicën në Bundestag.
Kjo është hera e parë në historinë e republikës federale që një kancelar i ardhshëm nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave.
Seanca është ndërprerë ndërsa grupet politike konsultohen për hapat e mëtejshëm. /KosovaPress/Euronews/