​Mblidhet sot për herë të parë Kryesia e Kuvendit të legjislaturës së 11-të

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e parë në kuadër të legjislaturës së 11-të.

Mbledhja është thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe pritet të nisë në orën 11:00.

Sipas kalendarit zyrtar të Kuvendit, mbledhja do të mbahet në sallën C-301.

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë pas konstituimit të legjislaturës së 11-të.

Kuvendi ishte shpallur i konstituuar më 13 shtator, pas zgjedhjes së nënkryetarëve. Pozita e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kishte mbetur e paplotësuar.

Albulena Haxhiu ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit më 9 shtator, me 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime.

Mbledhja e sotme vjen pas zhvillimeve lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe kërkesës së PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese. /KosovaPress/

Read Previous

Eurodeputeti kroat: Pa normalizim me Kosovën, Serbia s’ecën drejt BE-së – Merkel fajtore për ngritjen e Vuçiqit

Read Next

​Erblin Osmani shkruan histori me Kosovën: Ëndrra ime u bë realitet