​Mbi 107 mijë qytetarë morën dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labeled with a “Coronavirus COVID-19 Vaccine” sticker and a medical syringe in front of displayed Novavax logo in this illustration taken, October 30, 2020. REUTERS/Dado Ruvic

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 356.771 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 107 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar për 19 raste të reja COVID-19.

Njoftimi i plotë:

24 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 137.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Read Previous

Avokati i Thaçit përmend Vjosa Osmanin: Incidenti me kasafortën u orkestrua për t’i arsyetuar shkarkimet

Read Next

Majlinda Kelmendi eleminohet nga Lojërat Olimpike