​LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë

Dy nënkryetaret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili, kanë dorëzuar sot një kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe disa ministrave të kabinetit të tij.

Sipas LDK-së, këta zyrtarë – ndonëse janë zgjedhur, certifikuar dhe betuar si deputetë të Kuvendit të Kosovës – po vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive dhe të marrin vendime qeveritare, gjë që kjo parti e konsideron të kundërligjshme.

LDK thekson se kjo praktikë bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Qeverinë, që ndalon ushtrimin e njëkohshëm të funksionit ekzekutiv dhe legjislativ. /GazetaSinjali/

Read Previous

Ushtarët amerikanë të KFOR-it stërviten me ekipet e shpëtimit malor në Kosovë

Read Next

Presidentja Osmani takohet me përfaqësuesen e ShBA-së në Kosovë