​Kurti: Zgjedhjet e 17 tetorit të jenë demokratike

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport, deklaroi se është më rëndësi që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë të lira, demokratike dhe fer edhe në komunat me shumicë serbe.

Në takim u diskutua për temat me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së.

Po ashtu u bisedua edhe për çështjen e përmirësimit të përkthimit në gjuhët zyrtare në mënyrë që qasja në informata, njoftime dhe të dhëna me interes publik të lehtësohet, si dhe për Qendrat mësimore të komuniteteve jo-shumicë dhe mundësitë e financimit të qëndrueshëm të tyre./KosovaPress

Read Previous

Ceka: Kosovës i nevojitet biznesi i diasporës

Read Next

​KQZ merr vendim, nuk do t’i telefonojë të gjithë aplikuesit jashtë vendit