​Kurti reagon pas suksesit të Distria Krasniqit dhe Laura Fazliut në Botërorin e Xhudos

Kosova ka rrëmbyer dy medalje elitare në Kampionatin Botëror të Xhudos që u zhvillua në Budapest të Hungarisë, raporton KosovaPress.

Distria Krasniqi u stolis me medaljen e argjendtë, kurse Laura Fazliu rrëmbeu të bronztën, derisa pa medalje mbeti xhudisti Akil Gjakova.

Për këtë sukses ka shkruar edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se me këto dy medalje, Kosova e mbyll këtë kampionat me sukses dhe e çon në 10 numrin total të medaljeve botërore, dyfishi i atyre olimpike.

Postimi i plotë i Kurtit në ‘Facebook’:

Dy vajza, dy podiume, një ekip që vazhdon të na bëjë krenarë.

Pas suksesit të Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë, Laura Fazliu siguroi edhe një medalje për Kosovën në Kampionatin Botëror të Xhudos. Kjo është medalja e dytë botërore e Laurës. Me qetësi dhe vendosmëri, ajo u ngjit sërish në podiumin e shkëlqimit, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe forcën e kampionëve tanë.

Me këto dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë, Kosova e mbyll këtë kampionat me sukses dhe e çon në 10 numrin total të medaljeve botërore, dyfishi i atyre olimpike.

Urime Laurës, Distrias, trajnerit Driton Kuka, Federatës së Xhudos dhe tërë komunitetit sportiv!/KosovaPress

Read Previous

Biotina, vitamina e panjohur që rigjallëron organizmin

Read Next

KQZ: Deri më tani asnjë deklarim për koalicion