Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qëndrojnë prapa çdo deklarate për liqenin e Ujmanit dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të ketë një kapitull të ri. Ai edhe gjatë pasdites ka bërë të ditur se nuk ka arritur që të lexojë raportin e fizibilitetit të nxjerrë nga Departamenti Amerikan për Energji. Veçse këtë shtoi se duhet ta bëjnë fillimisht ekspertët.
Shefi i ekzekutivit pas promovimit të katalogut të ekspozitës arkeologjike ka theksuar se negociatat me Serbinë janë përmbyllur me shpalljen e pavarësisë. Kështu është përgjigjur ai derisa ëahtë pyëtur nëae janë të gatshëm që të negociojnë për liqenin e Ujmanit, ashtu aiç është rekomanduar në raportin e nxjerrë të mërkurën.
Më tej, Kurti ka shtuar se janë prapa qëndrimeve qe kanë pasur për liqenin e Ujmanit, duke theksuar se dialogu mes Kosovës e Serbisë është kapitull i ri.
Kurti është pyetur edhe nëse do te diskutohet për ndarjen dhe shfrytëzimin e përbashkët të liqenit të Ujmanit.
Departamenti Amerikan për Energji ka dhënë katër rekomandime për shfrytëzimin e Ujmanit nga palët e përfshira. Të njëjtat parashohin përmirësimin e infrastrukturës së liqenit, formimin e një komisioni lumor, implementimin e një sistemi mbikëqyrës dhe përmirësimin e parashikimit të furnizimit me ujë./KosovaPress