​Kupa e Kosovës – Drita 9:0 Dardania, Prishtina e Ballkani nuk gabojnë

Kanë përfunduar nëntë nga 10 ndeshjet e sotme të Kupës së Kosovës, të vlefshme këto për fazën e 1/16-ës së kësaj gare.

Drita e ka siguruar biletën drejt 1/8-ës pasi që e ka shkatërruar Dardaninë 9:0, raporton KosovaPress.

Po ashtu, fitore sot regjistruan edhe Ballkani e kampioni aktual i kësaj gare, Prishtina.

Ballkani e ka mposhtur 2:0 si mysafirë Drenicën, njëjtë sikurse Prishtina që fitoi 2:0 në udhëtim kundër Rahovecit.

Ndërkaq, në ndeshjen mes Lirisë dhe Rilindjes 1974 nevojiten vazhdimet, pasi që koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë 2:2.

Me fitoret e sotme, Dukagjini, Prishtina, Trepça ’89, Drita, Vëllaznimi, Ballkani, Feronikeli ’74, Gjilani dhe 2 Korriku i bashkohen Llapit dhe Malishevës në 1/8-ën e Kupës së Kosovës.

Më poshtë i gjeni rezultatet finale të ndeshjeve në Kupën e Kosovës.

Flamurtari 0:3 Dukagjini

Rahoveci 0:2 Prishtina

Vllaznia 2:4 Trepça ‘89

Dardania 0:9 Drita

Vëllaznimi 2:1 Ferizaj

Drenica 0:2 Ballkani

Feronikeli ’74 2:0 Istogu

Liria 2:2 Rilindja 1974 (ndeshja shkon në vazhdime)

Ramiz Sadiku 1:3 Gjilani

Fushë Kosova 1:3 2 Korriku 

Read Previous

​Kurti: Të drejtat e njeriut janë edhe thelbi edhe themeli i qytetërimit

Read Next

Katolikë e myslimanë e zbukurojnë fshatin për festat e fundvitit