Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja ushtarake kornizë me Republikën e Turqisë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Maqedonci ka thënë se ai po qëndron në Turqi me ftesë të homologur turk, Yaşar Güler, teksa shtoi se takimi i tyre përfundoi me një të arritur shumë të madhe.
“Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turkiye ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre”, tha Maqedonci.
Ai shtoi se ky bashkëpunim ushtarak do t’i kontribuojë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.