Dy ndeshje jashtëzakonisht interesante do të zhvillohen sot në Superligën e basketbollit të Kosovës, të vlefshme për xhiron e tetë.
Kmapioni në fuqi, Golden Eagle Ylli e pret Rahovecin dhe përballë tyre kërkojnë vetëm fitore, aq më tepër pas rikthimit të formës së mirë pas një starti të dobët të sezonit.
Sfida kryesore do të zhvillohet në Pejë, aty ku Peja, që edhe më tutje nuk ka pësuar asnjë disfatë e pret Sigal Prishtinën në klasiken e basketbollit kosovar.
Golden Eagle Ylli-Rahoveci-ora 19:00
Peja-Sigal Prishtina-ora 17:00