Jo vetëm Milan dhe Sevilla, një tjetër gjigant evropian futet në garë për Armando Brojën

Armando Broja duket se do të largohet nga Chelsea qysh në afatin kalimtar të dimrit.

Sulmuesi shqiptar ka rinovuar kontratën me Cheslean deri në verën e vitit 2028, por ai nuk është në planet e trajnerit Graham Potter.

Edhe gjatë afatit kalimtar veror pati shumë oferta në drejtim të Chelseat për Brojën, por në fund klubi vendosi ta mbante në radhët e veta.

Gjithsesi duke parë hapësirat e pakta që ka, tani vet lojtari dëshiron një skuadër tjetër ku mund të luaj më shumë.

Everton, Southampton dhe West Ham United e duan në Angli, derisa interesim për të ka shprehur edhe Sevilla dhe AC Milan.

Por së fundmi një top klub evropian është futur në garë dhe dëshiron transferimin e shqiptarit në janar.

CalcioMercato ka raportuar se Atletico Madrid është skuadra më serioze që po konkurron me Milanin për transferimin e Brojës.

Diego Simeone e pëlqen shumë sulmuesin shqiptar dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij në Wanda Metropolitano.

Chelsea pritet t’i dëgjojë ofertat në janar për shqiptarin, por synon që të fitojë mbi 35 milionë euro nga shitja e Brojës.

21-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje në të gjitha garat me Chelsean, ku ka edhe një gol të realizuar. 

/Telegrafi/

Read Previous

Pritet grip më agresiv, qarkullon virus i tipit A në Shqipëri

Read Next

​Klasikja e basketbollit kosovar, Peja e pret Sigal Prishtinën