Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është grumbulluar të dielën mbrëma në prag të ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Euro 2026.
Të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja pret Kombëtaren e Ishujve Faroe. Ndërkohë të dielën e javës së ardhshme, më 11 maj, Kombëtarja jonë luan ndaj Holandës në ‘s-Hertogenbosch.
Këto janë ndeshjet e fundit të fazës së fundit kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Pas katër ndeshjeve, Kosova ka tri pikë. Nga katër pikë i kanë Ukraina e Holanda, ndërsa Ishujt Faroe janë në vendin e parë me pesë pikë.
Gara në grup është plotësisht e hapur. Të gjitha katër kombëtaret janë në garë për kualifikim në Evropian. /KosovaPress/