​Ish krerët e UÇK-së pritet të vaksinohen deri më 4 qershor

Në konferencën e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj po diskutohet për vaksinimin e ish krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale dhe lehtësimin e masave anti-Covid 19. Aty u bë e ditur se vaksinimi i të akuzuarve me dozën e dytë do të bëhet deri më 4 qershor, derisa nga mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt u kërkua edhe lehtësimi i vizitave familjare

Nga Zyra Administrative e Gjykatës Speciale, Ralf Rosh tha se synimi i tyre është të largohen gjitha kufizimet, por janë rregullat e shtetit të Holandës të cilat duhet të respektohen.

Mirënjohës për procesin e vaksinimit të të akuzuarave u shpreh Jonathan Rees, avokat i kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit.

Ndërsa, Toby Cadman, avokat i nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se nëse vazhdohen masat kufizuese deri në muajin korrik është problem për të akuzuarit./KosovaPress

Read Previous

Osmani: Ushtarët e FSK-së, po e vulosin fatin e Kosovës

Read Next

U mbajt testi i arritshmërisë për klasët e nënta