U mbajt testi i arritshmërisë për klasët e nënta

Në mbarë vendin sot është mbajtur Testi i Arritshmërisë për klasët e nënta. Ky proces në shkollat e Gjakovës është zhvilluar në gjithsej 9 institucione shkollore.

Art Gola, nxënës i klasës së nëntë theksoi se janë përgatitur për këtë testim, dhe shpreson që do të rezultojë i suksesshëm.

Theksojmë se testi i arritshmërisë ka filluar në orën 10:00 dhe ka përfunduar në orën 12:30. Sipas menaxherëve të shkollave pjesëmarrëse në test, i gjithë procesi ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar, dhe nuk është evidentuar ndonjë parregullësi.

Read Previous

​Ish krerët e UÇK-së pritet të vaksinohen deri më 4 qershor

Read Next

Jivdipe Tumenca – Diversiteti kulturor