​Ibrahimoviç pritet të jetë ardhja e re te Kosova

Ylli i ri i futbollit, Arijon Ibrahimovic, që aktualisht është pjesë e Bayern Munich por së fundi u huazua tek FC Heidenheim mund ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi i cili ekskluzivisht për KosovaPress ka zbuluar se janë në bisedime intensive për ofrimin e futbollistit të Bayernit, Arijon Ibrahimoviç.

“Arijon Ibrahimoviçi është njëri nga ta edhe sigurisht që ne do t’i kemi edhe kontaktet tash shumë shpejtë edhe me të, me familjen e tij domethënë me babain e tij sidomos, i cili është nga rajoni i Prizrenit, jeton në Prizren dhe sigurisht nëpërmjet edhe disa njerëzve të cilët ata vetë janë angazhuar për të ardhur Ibrahimoviçi në Kosovë. Do takohemi tash në kohën e pushimeve dhe të shohim si është”, bëri të ditur Ademi.

Kujtojmë se FFK së bashku me trajnerin Foda po vazhdojnë të këkrojnë emra të rinj për t’i sjellë në Kombëtaren e Kosovës në futboll.

KosovaPress

Read Previous

Konjufca thotë se kërcënimi ka qenë i qartë

Read Next

Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar