​Haxhiu për ekstradimin e Radojiçiqit: Nuk presim reflektim nga Serbia

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se përveç mbulimit financiar të ekipeve mbrojtëse, nuk kanë mandat tjetër në lidhje me Gjykatën Speciale. Ajo nuk ka komentuar dënimin për Salih Mustafën dhe vendimin e Apelit për heqjen e katër viteve nga dënimi.

Në një konferencë për media, ajo tha se ka instanca të tjera për t’u kundërshtuar ky vendim.


“Përveçse ministria e ka divizionin ku paguan ekipet mbrojte të personave të cilët po akuzohen dhe këtë e bëjmë në përputhje me përgjegjësitë që i kemi si Ministri e Drejtësisë. Unë nuk e kam e takuar kryetaren Trendafilova, këtë e ka takuar zëvendësi im Blerim Sallahu dhe sigurisht që në secilën prej takimeve adresojmë çështje të cilat janë shqetësim i qytetarëve të Kosovës dhe për mënyrën se si trajtohen ata. Tashmë ekzistojnë edhe instancat tjera ku mund të kundërshtohet një vendim i tillë. Mirëpo sa i përket Ministrisë së Drejtësisë nuk ka asnjë mandat, përveç se të merremi me kërkesat e familjarëve të personave, por edhe po ashtu të mbulojmë aspektin financiar të ekipeve mbrojtëse”, deklaroi Haxhiu.

E pyetur në lidhje me ekstradimin e Millan Radojiçiqit për agresionin në Banjskë të Zveçanit, Haxhiu tha se nuk presin reflektim nga Serbia.

“Nuk presim reflektim nga Serbia, sidomos nëse nuk ka presion ndërkombëtar apo trysni ndërkombëtare që Serbia t’i dorëzojë terroristët që kanë kryer sulm terrorist në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim edhe zgjedhjet e fundit në Serbi që ishin dje tregojnë që është një shtet autokratik që nuk kemi shpresa për sa kohë janë të tillë mund të reflektojnë. Këtu na duhet mbështetje ndërkombëtare, ndihmë dhe presioni mbi Serbinë që është bërë strehë e kriminelëve dhe terroristëve”, shtoi ajo.

Ajo tha se institucionet e Kosovës e kanë kryer punën e profesionalizimit, por mbetet që këta kriminelë të bien në duart e Policisë së Kosovës.

/Sh.Pajaziti/

Read Previous

Konjufca takoi ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, biseduan për proceset aktuale politike në vend

Read Next

BQK-ja dhe Oda Amerikane diskutojnë lidhur me sektorin financiar dhe planet për avancimin e tij