​Haradinaj për Mujë Krasniqin: Përhapi gjithandej mesazhin e lirisë, me vendosmëri, guxim, trimëri e vizion

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në 23-vjertorin e rënies ka përkujtuar Mujë Krasniqin dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.

Haradinaj thotë se Mujë Krasniqi përhapi gjithandej mesazhin e lirisë, me vendosmëri, guxim, trimëri e vizion.

“Komandant Mujë Krasniqi, përhapi gjithandej mesazhin e lirisë, me vendosmëri, guxim, trimëri e vizion. Njëzetetre vjet më parë, Muja me dyzet bashkëluftëtarë, ranë te kufiri që sot nuk ekziston më. Heroizmi i tyre mbetet gjithmonë udhërrëfyes për ne. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj. 

Read Previous

Hulumtim/ Covid-19 sulmon sistemin e reagimit ndaj stresit

Read Next

Shoqata për edukim dhe përkujdesjen e familjes hapi ekspozitën për parandalimin e dhunës