​Gjakova kalon në raundin e radhës në Kampionatin Evropian

Xhudistja kosovare ka mposhtur në raundin e dytë spanjollen, Ubasart Mascaro.

Nora Gjakova ka kaluar në raundin e radhës të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë, pasi që mposhti xhudistën spanjolle, Ubasart Mascaro.

Gjakova, e cila është duke luftuar në kategorinë deri në 57 kilogramë, do të përballet në raundin e tretë me rusen, Daria Mezhetskaia.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogram, Kosova përfaqësohej edhe nga Flaka Loxha, e cila nuk arriti të kalojë në raundin e dytë, pasi që u mposht nga xhudistja sllovene, Kaja Kajzer./KosovaPress

Read Previous

1020 persona kanë marrë vaksinën anti-covid deri më tani në Gjakovë

Read Next

Cila është prova që duhet kaluar qentë me sukses për t’u bërë qen policie?