​“Final Four” e Ligës Unike në basketboll do të zhvillohet në Pejë

Liga Unike, përkatësisht faza “Final Four” e saj do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Lajmi e ka konfirmuar Federata e Basketbollit të Kosovës që ka thirrur për sot një konferencë për media ku edhe do të nëshkruhet marrëveshje ndërmjet kësaj federate dhe Klubit të Basketbollit Peja duke filluar nga ora 13:00.

Në gjysmëfinale të Ligës Unike do të përballen Peja-Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli-Teuta.

Në këtë konferencë pritet të zbulohen edhe detaje të reja rreth zhvillimit të kësaj gare.

Read Previous

OKB: Lufta në Ukrainë mund të shkatërrojë shumë shtete të varfra

Read Next

Nagavci për paralajmërimet e SBASHK-ut për greva: Nuk besoj që do të ketë ndërprerje të mësimit