​Eriksen u rikthehet stërvitjeve

Christian Eriksen është rikthyer në stërvitje në Danimarkë me skuadrën Odensen. Mesfushori ka qenë jashtë fushës që nga 12 qershori, kur u rrëzua në fushë për shkak të një ataku kardiak gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2020.

Atij nuk lejohet të stërvitet apo të luajë në Itali pasi i është implantuar një aparat ndihmës në zemër, ndaj është rikthyer në Danimarkë, ku po stërvitet me ish-klubin e tij Odense.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit Michael Hemmingsen i cili ka thënë:

“Ne jemi të kënaqur që Christian Eriksen po e rigjen formën me ne. Ne kemi mbajtur kontakte me Christianin që kur ai u largua nga Interi, dhe për këtë arsye jemi të lumtur që ai na pyeti nëse mund të stërvitej këtu”., shtoi ai.

29-vjeçari është nën kontratë me kampionët e Serisë A, Interin deri në qershor të vitit 2024. FIFA është duke e mbuluar pagën e tij prej 7 milionë euro në vit dhe Interi do të diskutojë të ardhmen e lojtarit me ish-yllin e Tottenhamit dhe agjentin e tij në muajt e ardhshëm. .

Të dyja palët janë në marrëdhënie të mira dhe janë të gatshme të gjejnë zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e lojtarit.

Read Previous

Petkoviqit i ndalohet hyrja në Merdare

Read Next

Gjermania bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19