​Distria Krasniqi i siguron Kosovës medalje, prek finalen e Evropianit të xhudos

E arta jonë olimpike, Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës medalje nga Kampionati Evropian i xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e ka mposhtur në gjysmëfinalen xhudisten italiane, Odette Giuffrida.

Ndërkaq, deri te finalja, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti kroaten, Ana Viktorija Puljiz, kurse në çerekfinale fitoi kundër xhudistes nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.

Distria vazhdoi me fitore edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur italianen Odette Giuffrida.

Në finale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Franca, Amandine Buchard.  /KosovaPress/

Read Previous

Protestohet për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

Read Next

Blinken: Duhet bërë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë