​Dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit, konfiskohen edhe armë ilegale

Dy qytetarë nga Mamusha kishin përdorur dhunë ndaj familjarëve të tyre, përkatësisht bashkëshortes dhe djalit të tij.

Policët kanë intervistuar në cilësinë e të dyshimtëve dhe vepruan me hetime në lidhje më këtë rast.

Sipas Policisë, hetuesit e stacionit policor në Mamushë, duke e hetuar këtë rast, arritën të marrin informacione se i dyshimti që kishte përdorur dhunë në familje ishte në posedim ilegal të armëve.

“Më datë 17 maj 2021, pasi hetuesit morën autorizimin nga prokurori i shtetit, ndaluan dy persona të dyshimtë me iniciale S.B i lindur në vitin 1943 dhe E.B i lindur në vitin 1997. Gjatë intervistës të dyshimtit pranuan së janë në posedim të armëve ilegale, përkatësisht 5 armë pistoleta të tipit Ecol Special, Bereta dhe Ëoltra Combat. Me këtë rast u sekuestruan 5 revole te ndryshme, 317 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe 2 fishek kalibër i panjohur”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Babë e bijë këngëtarë, përmes lojës tregojnë sa e njohin njëri-tjetrin

Read Next

Pas sekuestrimit të drogës në Lipjan, Ambasada amerikane: Fitore e madhe për sundimin e ligjit