​Bordi i AKK-së u bënë thirrje kryetarëve të komunave që të mos shkojnë në takimin e thirrur nga Kurti e Vitia

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të mos marrin pjesë në takimin urgjent të ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mësohet se mos-përfshirja e komunave të Kosovës në komitetin anti-COVID ka indinjuar kryetarët dhe të njëjtit priten të mos marrin pjesë në këtë takim.

“Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës për formimin e komitetit anti-COVID, ku Asociacioni i Komunave të Kosovës ka qenë anëtar, dhe largimi i AKK në mënyrë arbitrare i ka indinjuar kryetarët e komunave dhe pothuajse arsyeja kryesore që sot bordi i AKK ka bërë ftesë që kryetarët të mos shkojnë në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti është kjo”, ka thënë një burim për KosovaPress.

Qëllimi i këtij takimi mësohet të jetë situata e krijuar nga pandemia me COVID-19. Ky takim i thirrur nga Kurti pritet të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Takimi është ftuar për në orën 10:00.

/KosovaPress/

Read Previous

Këto janë shtetet që nuk kanë konfirmuar asnjë rast me COVID-19

Read Next

Aktualisht 26 mijë e 525 raste aktive me COVID-19 në Kosovë