​Bllokohen mbi 12 mijë euro në Kapshticë

Policia Kufitare e Shqipërisë ka bllokuar në Kapshticë një shumë prej mbi 12 mijë euro të një shtetasi grek.

Paratë e pa deklaruara para autoriteteve doganore ishin fshehur në një çantë dore në një furgon.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 52-vjeçarit grek me banim në Gjermani iu gjetën në çantën e dorës dhe poshtë ulëses së pasagjerit 12.445 euro.

Ndaj tij ka nisur hetim për mos deklarim të parave si dhe për pastrim parash.

Read Previous

Lëvizja Vetëvendosje viziton fshatrat Damjan, Gërqin dhe Lipovec

Read Next

​Çfarë nuk duhet të bëni pas vaksinimit?