Me epërsi minimale 1:0 skuadra e Ballkanit e ka fituar sonte kryendeshjen e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Goli e vetëm e shënoi në minutën 46′ sulmuesi Albion Rrahmani që ia siguroi tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së trajnerit Ilir Daja.
Në pjesën e dytë skuadra e Ismet Munishit luajti lojë më agresive duke kërkuar barazimin e rezultatit dhe krijoi disa raste të mira për gol, por nuk ia doli t’i konkretizonte duke dalë kështu pa pikë nga ky ballafaqim para tifozëve të saj.
Me këtë fitore, Ballkani arrin në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë, kurse Prishtina mbetet e katërta me shtatë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara. Tabelën e Superligës e kryeson skuadra e Gjilanit me 13 pikë.